LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë së shpejti pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë kundër COVID-19

Në Kosovë së shpejti pritet të miratohet edhe dhënia e dozës së tretë kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë pritet që së shpejti të bëjë rekomandimin për dhënien e dozës përforcuese COVID-19 dhe dhënien e dozës së tretë kundër COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur për Telegrafin se cili është dallimi mes një dozë përforcuese COVID-19 dhe një dozë shtesë (e tretë) kundër COVID-19.


“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 e ka trajtuar çështjen e dhënies së dozës përforcuese dhe dozës shtesë (së tretë) kundër COVID-19 dhe pritet shpejt që të bëhet rekomandimi edhe për dhënien e këtyre dozave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Çka dallon doza përforcuese nga doza e tretë:

Një dozë përforcuese e COVID-19 është një dozë e re që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes që ka rënë me kalimin e kohës. Disa grupe që janë treguar se e humbasin mbrojtjen më shpejt se të tjerët tani kanë të drejtë për një përforcues.

Një dozë shtesë (e tretë) kundër  COVID-19 është një dozë tjetër vaksine që i jepet dikujt që nuk mori mbrojtje të mjaftueshme nga seritë fillestare të vaksinave të tyre. Disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar mund të marrin një dozë shtesë për t’u mbrojtur plotësisht kundër COVID-19.

Ndërkohë, në vend është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit me dozën e parë dhe të dytë. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca.

MSH më herët ka informuar qytetarët se nuk kanë nevojë të caktojnë fare termin për të marrë vaksinën.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.

Po ashtu, MSH ka ftuar edhe qytetarët që kanë kaluar virusin që të marrin vaksinën.

“Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19. Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori