LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë ka ngritje të vetëdijesimit për kancerin e gjirit

Në Kosovë ka ngritje të vetëdijesimit për kancerin e gjirit
Foto: Arkiv

Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Mjekët apelojnë që të bëhet diagnostikimi i hershëm, por lajm i mirë është se tashmë ka filluar të ngritet vetëdija dhe në krahasim me vitet e kaluara, tani një numër më i madh i grave kryejnë vizita mjekësore në stadin e parë apo të dytë të sëmundjes.


Klinika e Onkologjisë është vendi prej nga Shemsije Thaqi nga Gjilani ka arritur te dal pasi që e mposhti kancerin e gjirit.

Me kancer te gjirit Shemsija është diagnostikuar në korrik të vitit të kaluar, pas operimit dhe seancave të kimioterapisë ajo i është rikthyer jetës së saj.

‘’Gjithmonë me vullnet, të cilin e kam pasur edhe para kancerit. Vullnetin për jetë asnjëherë nuk e kam pasur të humbur edhe pse kalojmë në periudha shumë të vështira edhe kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shemsije Thaqi.

Shemsija thotë se përkrahja e familjes dhe motivi për të qëndruar pranë fëmijëve kanë bërë që ajo të mposhtë sëmundjen, ndërsa sot përmes shoqatës së grave në përkrahje të luftës kundër kancerit të gjirit  “Renesansa” ajo iu del në ndihmë grave të tjera të prekura me të njëjtën sëmundje.

Nga ana tjetër, drejtori i Klinikës së Onkologjisë Ilir Kurtishi tha për RTV Dukagjinin se gratë nuk duhet të hezitojnë të kontaktojnë mjekët specialistë të fushës në mënyrë që të bëhet sa më shpejtë plani i trajtimit të tyre.

‘’Këtë vit në krahasim me vitin e kaluar shkaku i pandemisë kemi trajtuar një numër më të vogël se vitin e kaluar. Janë rreth 230 gra, që në vitin e kaluar ky numër ka qenë më i madh. Ky është rezultat i vonesës në diagnostikim dhe trajtimeve tjera kirurgjikale që kanë qenë të suspenduara shkaku i pandemisë”, deklaroi Ilir Kurtishi.

Sipas Kurtishit, lajmi i mirë është se tashmë gratë në Kosovë kanë filluar të lajmërohen më herët duke e filluar trajtimin në stadin e parë apo të dytë të sëmundjes, duke rritur kështu gjasat për të mposhtur sëmundjen.

Nga ana tjetër gratë e prekura me kancer të gjirit kërkojnë që shteti të marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe të ju dal në ndihmë me sigurimin e terapive dhe produkteve të tjera të nevojshme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori