LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, brenda 24 orëve nëntë persona të ndaluar për vepra penale

Në Kosovë, brenda 24 orëve nëntë persona të ndaluar për vepra penale
Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar nëntë persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy persona në dy raste të ndara, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, nga kjo prokurori janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e paraburgimit në tri raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, për shkak të veprave të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori