LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive katër pacientë me COVID-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive katër pacientë me COVID-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë me COVID-19, katër prej tyre vazhdojnë të jenë me gjendje më të rëndë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, duke njoftuar për gjendjen e pacientëve me COVID-19, të shtrirë në Klinikën Infektive, ka  thënë se gjashtë pacientë janë me gjendje stabile.


Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19. Prej tyre  6 pacientë janë në gjendje stabile;  4 me gjendje të rëndë (2 me oksigjenoterapi dhe 2 në Mjekimin intensiv).

Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në COVID-19, por që e vazhdojnë mjekimin”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të shtunën edhe 23 raste të reja me coronavirus, pas kryerjes së 270 testeve.

Në po këtë ditë janë shëruar 22 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve total në 713.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 978 të prekur, dhe 29 të vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkakton coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori