LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Gjinekologjike anulohen operacionet jo emergjente, ndalohen dhe vizitat e familjarëve

Në Klinikën Gjinekologjike anulohen operacionet jo emergjente, ndalohen dhe vizitat e familjarëve

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike Obstetrike, Jakup Ismajli ka njoftuar për disa masa të reja që janë marrë në këtë  klinikë në kuadër të situatës emergjente që po përballet Kosova me coronavirusin.

Ismajli për RTV Dukagjinin ka thënë se Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në kuadër të masave të rekomanduara nga OBSH ka ndërprerë vizitat e familjarëve te pacientët e shtrirë në këtë klinikë, përcjell Telegrafi.


“Kemi bërë edhe ndërprerjen e operacioneve të ftohta që kanë kohë të presin edhe për një periudhë. Poashtu kemi bërë edhe reduktimin e stafit. Pra secili repart ka aq mjekë sa për të mos vuajtur por kemi reduktuar stafin në mënyrë që nëse ka infeksione të jetë rezervë stafi tjetër”.

Mjeku ka thënë se kanë përgatitur edhe një repart të veçantë për të gjitha nënat që dyshohen se janë të prekura nga coronavirusi.

“Janë pse gjashtë dhoma dhe salla e lindjes. Pra është një repart komplet i ndarë për personat e prekur nga coronavirusi”.

Ismajli thotë se për fat të mirë deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast me coronavirus që është paraqitur në këtë klinikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori