LAJMI I FUNDIT:

Në Këshillin e Evropës do të diskutohet për zgjedhjet në Maqedoni

Në Këshillin e Evropës do të diskutohet për zgjedhjet në Maqedoni

Asambleja parlamentare e Këshillit të evropës (APKE), në sesionin dimëror që fillon sot dhe mbaron më 27 janar, do të shqyrtojë raportin për zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoni.

Këto zgjedhje u vëzhguan nga një delegacion i APKE-së. Përveç raportit për zgjedhjet, në rend dite debati më i rëndësishëm do të jetë për sulmet ndaj gazetarëve dhe medive në Evropë, për sfidat dhe përgjegjësitë e mediave online dhe gazetarisë, si edhe nevoja për t’i dhënë fund kiberdiskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në internet, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë sesion, vend në diskutim do të zënë edhe zhvillimet në Turqi, Siri, pataj Ukraina, Libija dhe kriza humanitare në Gaza./Telegrafi/