LAJMI I FUNDIT:

Në javën e 28-të të shtatzënisë, ajo tërheq barkun – sa është i sigurt ky veprim i saj

Në javën e 28-të të shtatzënisë, ajo tërheq barkun – sa është i sigurt ky veprim i saj

Kat Shultis është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe për të lehtësuar dhimbjet e lindjes, ajo filloi të praktikojë ushtime duke tërhequr barkun. Në TikTok, ajo tregoi se si në javën e 28-të të shtatzënisë e tërheq barkun e saj në atë masë sa mezi bie në sy në fund.

“Unë kontrolloj dyshemenë time të legenit dhe nuk dukem shtatzënë kur e bëj këtë ushtrim,” tha Shultis.


Ndërsa disa pyesnin veten nëse nuk ishte e dhimbshme, të tjerë besojnë vërtet se ky ushtrim mund të jetë një përgatitje e mirë për lindjen e fëmijës.

@kat_shultis keeping that pelvic floor engaged = not looking pregnant when i do abs🤪😂🤌🏼 #pregnantlife #pelvicfloor #comedy ♬ original sound – sped up songs 💗

“Kjo është mënyra se si e ushtroni thelbin tuaj gjatë shtatzënisë dhe është shumë e rëndësishme”, tha një person.

“Përveç që e bën më të lehtë lindjen, kjo i bën mirë edhe periudhës pas lindjes”, pohon një tjetër.

Disa mendojnë se këto ushtrime nuk janë të mira për fetusin. Këto janë ushtrime të dizajnuara nga trajnerja Brooke Cates. Teknika konsiston në frymëmarrje të thella, shtrëngim të muskujve të barkut dhe shtrëngim të muskujve të legenit.

Në çdo rast, nëse jeni shtatzënë, para se të kryeni ndonjë ushtrim, këshillohet të konsultoheni me mjekun. /Telegrafi/