LAJMI I FUNDIT:

Në Indi lansohen kufjet me tela OnePlus Nord

Në Indi lansohen kufjet me tela OnePlus Nord

Ashtu siç u premtua, OnePlus sot lansoi kufjet me tela OnePlus Nord. Ato vijnë me ngjyrë e zezë si opsioni i vetëm dhe janë të dizajnuara sipas kufjeve me Bluetooth të stilit “neckband” Bullets Wireless Z, shkruan GSM Arena.

Kufjet me tela Nord, paketojnë drejtues dinamikë 9,2 mm dhe kanë një zgavër zëri prej 0,42 cc. Këto vijnë me një lidhës 3,5 mm dhe OnePlus bashkon gjithsej tre palë majë silikoni (të vogla, të mesme, të mëdha) për anulimin pasiv të zhurmës, transmeton Telegrafi.


Ju gjithashtu merrni një mikrofon “inline” me kontrolle të butonave dhe kufjet kanë gjithashtu magnet që ju lejojnë të luani/ndaloni audion.

Kufjet me tela OnePlus Nord kanë vlerësim IPX4 dhe peshojnë 15 gram. Çmimi i tyre fillon nga 10 euro, dhe do të dalin në shitje nga 1 shtatori nëpërmjet ueb-faqes zyrtare të OnePlus dhe Amazon.in.

Ju mund t’i blini kufjet edhe nga dyqanet e OnePlus Experience dhe dyqane të tjera partnere me të shitjeve me pakicë në të gjithë vendin. /Telegrafi/