LAJMI I FUNDIT:

Në Hong Kong jetojnë në “apartamentet-kafaze” prej 15 metrave katrorë, tualetin e kanë të përbashkët – fqinji i parë është vetëm gjysmë metri larg

Në Hong Kong jetojnë në “apartamentet-kafaze” prej 15 metrave katrorë, tualetin e kanë të përbashkët – fqinji i parë është vetëm gjysmë metri larg

Vlerësohet se rreth 200 mijë persona në Hon Kong jetojnë në “apartamentet-kafaze” të madhësisë prej 15 metrave katrorë, kurse në ta është e pamundur mbajtja e distancës sociale, raporton CNN.

Lum Chai i ka 45-vjet dhe para pandemisë kishte deklaruar për CNN se arsyeja pse kishte braktisur fshatin për qytetin, ishte shpresa për një jetë më të mirë, por sipas tij një gjë e tillë është e pamundur, transmeton Telegrafi.


Kjo për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme, dhe për këtë këta njerëz detyrohen të organizojnë një hapësirë shumë të vogël si “apartament-kafaz”, brenda të cilit duhet të fut shtratin dhe gjësendet tjera. Megjithatë hapësira është aq e vogël sa që fqinjin e parë e ka vetëm gjysmë metri larg.

Tualetet në të ashtuquajtur “apartamente-kafaze” janë të përbashkëta, kurse kuzhinë shpesh as që ka, ekziston një “hapësirë” për të lënë ushqimin.

“Apartamentet” janë të ndarë me mure të improvizuara shumë të holla. E Lum thotë se qiranë për këtë hapësirë banimi e paguan 232 dollarë, e siç raporton CNN në këtë apartament jeton së bashku me 10 persona tjerë.

Hong Kongu njihet si qytet i bankierëve, por në të vërehet më së shumti dallimi mes shtresave sociale. Është një nga qytetet më të mbipopulluara në botë me 6.544 banorë për një kilometër katrorë.

Kurse epidemia e COVID-19, ka ndikuar që këto dallime të jenë më të theksuara, kështu shumica e atyre që jetojnë në “apartamentet-kafaze” kanë mbetur pa mobile sepse nuk kanë pasur para për të paguar qiranë.

Sipas të dhënave të fundit, në Hong Kong janë regjistruar 1.038 raste me COVID-19, kurse katër tjetër kanë humbur jetën. Në qytet janë në fuqi masat kufizuese për shkak të luftimit të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori