Policia e Kosovës ka raportuar se dje në orët e pasdites, në fshatin Ozrdrim të Vitomiricës në regjionin e Pejës, persona të panjohur kanë mbjell grurë.

“Është raportuar se persona të panjohur, në hapësirën publike ku ka qenë i vendosur ish stacioni policor kanë kryer punime të paligjshme me ekskavator, kamion e mjete të tjera, me ç’rast kanë dëmtuar ish-objektin e stacionit dhe kanë hapur gropa të mëdha”, thuhet në raportin policor.

Sipas Policisë, një hapësirë prej 20 ari e kësaj prone është punuar dhe mbjell me grurë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse komunale, si dhe prokurori.