LAJMI I FUNDIT:

Në Hajvali arrestohen hajnat që sulmuan me armë zjarri policin

Në Hajvali arrestohen hajnat që sulmuan me armë zjarri policin
Foto: Ilustrim

Të premten rreth orës 20:40 një dy persona të dyshuar për vjedhje kanë shtënë me armë në drejtim të një zyrtari policor në Hajvali, të cilin fatmirësisht nuk e kanë qëlluar. Me intervenimin e shpejtë të policisë të dyshuarit janë arrestuar.

Siç bëhet e ditur Policia ka pranuar informatën se në fshatit Hajvali, është duke u kryer një vjedhje në një shtëpi.


“Në këtë interval kohorë, në të njëjtin lokacion, një zyrtar policor ka hasur në një veturë të ndalur dhe dy persona që po vinin në drejtim të veturës. Zyrtari policor është prezantuar dhe ka kërkuar legjitimimin e tyre, të dyshuarit kanë shtënë në drejtim të  policit, i cili në vetëmbrojtje iu është përgjigjur të shtënave”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se edhe “përkundër rrezikut të lartë nga të shtënat, fal reagimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë ka bërë që të dyshuarit të arrestohen dhe nga intervenimi policor të mos ketë të lënduar”.

Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria për Krime të Renda është iniciuar rasti dhe dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/