LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2019”

Në Gjilan nis manifestimi “Flaka e Janarit 2019”
Ilustrim

Komuna e Gjilanit ka hapur zyrtarisht manifestimin shumëkulturor kombëtar, “Flaka e Janarit 2019”.

Ky është edicioni i 28-ti me radhë dhe organizohet për një muaj rresht nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.


Ndryshe, sot në ora 17:00 bëhet ndezja e Flakadanit para shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, i cili simbolizon sakrificën e tyre për lirinë e shqiptarëve.