LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan aktualisht janë 157 raste aktive me COVID-19, apelohet për respektim të masave

Në Gjilan aktualisht janë 157 raste aktive me COVID-19, apelohet për respektim të masave

Në Komunën e Gjilanit aktualisht janë 157 raste aktive me COVID-19, ndërsa apelohet tek qytetarët dhe bizneset që të ju përmbahen respektimit të masave.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media gjatë takimit i cili është mbajtur sot në komitetin komunal të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Nënkryetari i kësaj komune Arbër Ismajli, në emër të Komitetit, ka apeluar qytetarët dhe bizneset që ofrojnë shërbime që t’iu përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mos grumbullimin.

Siç thuhet në njoftim, ai ka bërë të ditur se në Gjilan aktualisht janë 157 raste aktive me COVID-19.

“Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 9214 mostra, 3418 kanë rezultuar pozitivë, 3157 janë shëruar, 107 të vdekur, 157 raste janë aktive, 19 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 184 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/