Më në fund është zbuluar: Cila pije alkoolike e dëmton lëkurën më pak dhe cila më shumë!
Antioksidantët e bëjnë verën e zezë më së paku të dëmshme për shëndetin në përgjithësi, mirëpo kur është e pafiltruar atëherë mëlçitë dhe veshkat tona duhet patjetër të punojnë shumë në zbërthimin e saj.
Derisa alkooli ndoshta mund të ushqejë shpirtin tuaj, përfundimisht nuk e ushqen lëkurën tuaj, transmeton Telegrafi.
Mjekja Isabel Sharkar, shpjegon se si alkooli ndikon në lëkurë dhe cilat pije janë “Paksa më të mira” se të tjerat. Thotë që përgjithësisht alkooli mund të shkaktojë skuqje dhe fryrje të lëkurës, por gjithashtu edhe shton dëmin nga radikalet e lira dhe e dehidraton lëkurën.
Sharkar i ka radhitur pijet alkoolike nga ajo më pak e dëmshme deri te më shumë të dëmshmet:
Pijet e pastra të distiluara (vodka, xhini dhe tekila)
Dr. Sharkar thotë që alkooli i pastër përmban më së paku aditivë, prandaj po ashtu më shpejt lëviz nëpër trup, përkatësisht më shpejt lirohet nga trupi. “Vodka e patateve e cila nuk përmban drithëra më së shpejti do të lëvizë nëpër trup”.
Uiski dhe rumi
Likeret e pastra, rumi i pastër dhe uiski gjithashtu nuk kanë aditivë. Mirëpo, ato pije përmbajnë kongjenerë – materie në alkool e cila zhvillohet si rezultat i procesit të fermentimit – të cilat mund të përkeqësojnë mahmurllëkun dhe mund t’i kontribuojnë plakjes së shpejtë.
Birra
Dr. Shakar thotë që bira përmban kripë, gjë që përfundimisht nuk i ndihmon lëkurës, mirëpo ajo thotë që me siguri do të pinë më pak birrë se sa kokteje – prandaj sa më pak që pini, aq më pak dëm i bëni lëkurës.
Vera e bardhë
Vera e bardhë përmban kripë dhe sheqer, gjë që mund të dëmtojë lëkurën. Vera e bardhë nuk përmban antioksidantë të cilat i përmban vera e zezë. Koktejet. Koktejet përmbajnë sheqer, gjë që shkaktojnë inflamacion, ndërkaq kjo shton dëmtimin e qelizave – dhe atëherë shfaqen aknet.
Gjithashtu dr. Shakar thotë që ato pije mund të shkaktojnë “mahmurllëk sheqeri”, qeskat në sy dhe ënjtje të lëkurës.
Kokteji më i keq për lëkurën është kokteji i quajtur margarita – përmban edhe kripë edhe sheqer.
Vera e zezë
Pra, është e qartë që vera është pija më e rrezikshme për lëkurë – gjë që nuk na ka befasuar aspak.
Ndonëse vera e zezë ka veprim të caktuar pozitiv falë antioksidantee të cilat i përmban, mund të jetë e dëmshme nëse keni lëkurën ngjashëm me rozacenë (sëmundje kronike inflamatore e shënjuar me skuqja të fytyrës, eritemë, papula, pustula…).
Antioksidantët e bëjnë verën e zezë më pak të dëmshme për shëndetin e përgjithshëm, mirëpo kur është e pafiltruar atëherë mëlçitë dhe veshkat tona duhet patjetër të punojnë shumë në zbërthimin e saj. Vera e zezë shkakton skuqje dhe fryrje të lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Ilaçet natyrore që e ndalin teshtimën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City