LAJMI I FUNDIT:

Më në fund del një zviceran që e mbron Granit Xhakën: Kapiteni është një personalitet, ai ka të drejtë ta bëjë këtë

Më në fund del një zviceran që e mbron Granit Xhakën: Kapiteni është një personalitet, ai ka të drejtë ta bëjë këtë

Ish kapiteni i Zvicrës dhe legjenda e këtij vendi, Alain Geiger, është nga të pakëtit personalitet të futbollit që i ka dal në krahë Granit Xhakës.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pas ndeshjes me Kosovën kishte thënë se skuadra duhet të stërvitet më fortë para ndeshjeve.

Geiger që ka 112 paraqitje me Zvicrën dhe vetëm në këto eliminatore Xhaka dhe Shaqiri e kaluan me prezenca për Helvetët e kishte ka ndjekur ndeshjen kundër Kosovës.


Për Geiger, kapitenin dhe pjesëmarrësin e Kampionatit Botërorit 1994, këto deklarata nuk janë problem dhe i sheh si pozitive.

“Unë e shoh pozitivisht. Është një thirrje zgjimi për të gjithë. Graniti është një personalitet, karriera e tij flet vetë, ai ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë Geiger për Blick.

Ai ka thënë se si trajner, ai kurrë nuk e kishte probleme kur një lojtar bënte komente kritike dhe publikisht.

“Kam punuar me Gaël Clichy në Servette. Ai stërviti nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ai ishte një lojtar shumë kërkues dhe kërkonte shumë. Por gjithmonë e dëgjoja kur kishte diçka për të thënë”, deklaroi Geiger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori