LAJMI I FUNDIT:

Në Frankfurt, Kurti diskuton me studentët mbi energjinë e gjelbër dhe tranzicionin ekonomik

Në Frankfurt, Kurti diskuton me studentët mbi energjinë e gjelbër dhe tranzicionin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Oslo për në Frankfurt këtë fundjavë, ku mëngjesin e sotëm u takua me studentë nga diaspora e Kosovës në Gjermani.

Në këtë takim, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kurti diskutoi me të pranishmit mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës dhe mbi politikat që qeveria ka ndërmarrë për përfshirjen dhe mbështetjen e të rinjve.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri përmendi disa nga programet qeveritare që synojnë të përkrahin punësimin e të rinjve, siç janë programi “Praktikë në Qeveri” dhe platforma “SuperPuna.”


Ai theksoi nismat e ndërmarra për përfshirjen e diasporës, si hapja e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programi për Diplomaci Qytetare, që ofrojnë mundësi për profesionistët dhe studentët e rinj të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ndërlidhjes së sistemit arsimor me nevojat ekonomike të Kosovës, përfshirë edhe synimin për arsim të lartë falas dhe mbështetje financiare për studentët. “Ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta është jetik për të tashmen dhe të ardhmen e vendit,” u shpreh Kurti.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për përpjekjet e qeverisë në nxitjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit të biznesit, investimet në energji dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër.

Kurti përmendi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100 MW dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë në fushën e energjisë, arsimit, dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Ky takim ofroi mundësinë për të dëgjuar nga afër eksperiencat dhe përvojat e studentëve të diasporës. Kryeministri i falënderoi ata për diskutimin e hapur, duke i uruar suksese në studime dhe duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për vendin e origjinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

“I qëndroni gatitu Radoiçiqit dhe luftoni Republikën e Kosovës” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

Lajme
Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes

Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes

Lajme
Pavarësisht anulimit të Samitit në Bosnje e Hercegovinë, Kurti e vazhdon vizitën në Sarajevë

Pavarësisht anulimit të Samitit në Bosnje e Hercegovinë, Kurti e vazhdon vizitën në Sarajevë

Lajme
Emërohen anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, deputetja e LDK-së thotë se janë gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit

Emërohen anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, deputetja e LDK-së thotë se janë gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit

Lajme
Arrestimet nga Specialja, Alija: Ende herët për të ditur arsyet e ndalimit

Arrestimet nga Specialja, Alija: Ende herët për të ditur arsyet e ndalimit

Drejtësi
KDI: Vendimet e sotme të Kuvendit – goditje ndaj luftës kundër korrupsionit dhe standardeve demokratike

KDI: Vendimet e sotme të Kuvendit – goditje ndaj luftës kundër korrupsionit dhe standardeve demokratike

Lajme
Kalo në kategori