LAJMI I FUNDIT:

Në Forumin e Prespës për Dialog, Gërvalla në takime bilaterale bisedon me homologë rreth thellimit të bashkëpunimit

Në Forumin e Prespës për Dialog, Gërvalla në takime bilaterale bisedon me homologë rreth thellimit të bashkëpunimit

Në marxhina të Forumit të Prespës për Dialog, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po zhvillon takime bilaterale me homologë të saj dhe përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare.

Gërvalla zhvilloi takim me homologun e saj austriak, Alexander Schallenberg, ku biseduan së bashku për bashkëpunimin bilateral mjaftë të mirë mes të dyja vendeve dhe nevojën për thellim edhe më tutje të raporteve shtetërore.


Integrimi i Kosovës në BE, zhvillimet politike në rajon, bashkëpunimi rajonal, si dhe normalizimi i raporteve fqinjësore, ishin disa prej pikave të diskutimit.

Përmes komunikatës për medie, po ashtu u bë e ditur se Gërvalla u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale dhe çështje evropiane.

Palët shprehën gatishmëri për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët si ekonomia, kultura, arsimi.

Ministrja Gërvalla zhvilloi takim edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Gjatë këtij takimi diskutuan për përmbushjen e agjendës evropiane dhe sfidat që shoqërojnë vendet në kuadër të procesit të integrimit. Fokus i veçantë u vendos në proceset e bashkëpunimit rajonal, si dhe gjetjen e forma efektive për ta mundësuar dhe forcuar këtë bashkëpunim.

Duke konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori