LAJMI I FUNDIT:

Në “Forumin e Prespës”, Gërvalla përplaset me ambasadoren serbe në Maqedoninë e Veriut

Në “Forumin e Prespës”, Gërvalla përplaset me ambasadoren serbe në Maqedoninë e Veriut
Foto: Ilustrim

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në fjalën e saj në “Forumin e Prespës”, ka thënë që Kosova është lodhur nga dialogu Kosovë-Serbi për vite me radhë dhe ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje, duke prezantuar si të tillë njohjen reciproke midis dy vendeve.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur një replikë nga ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, e cila në atë moment ka qenë pjesë e publikut.


Meqenëse ministri i Jashtëm serb nuk ishte prezent, ambasadorja ka marrë fjalën, dhe në emër të qeverisë serbe është shprehur se Serbia nuk mendon për njohje reciproke, por për lehtësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas saj, njohja reciproke nuk është në tavolinën e dialogut në Bruksel.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë pjesëmarrjes në panelin e ministrave të Jashtëm të rajonit në këtë forum theksoi se SHBA-të sigurojnë mbështetje të plotë për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Euronews Albania.

Mathew Palmer shtoi se Brukseli dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë gjithashtu mbështetjen e plotë të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës.

Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori