Komandanti i FSK-së thotë se kjo forcë është gati për t’u bërë ushtri, por mos ransformimin e lidh me politikën.
“FSK-ja është e gatshme që ta kryejë obligimin e vet, kurdo që të merret vendimi politik do të jemi të gatshëm. I kemi bërë planet tona. Është një plan afatmesëm dhe afatgjatë. FSK-ja ka kapacitet dhe mundësi të fillojë implementimin e atyre planeve”, thotë komandanti i FSK-së Rrahman Rama.
Ai kërkoi që secili ta japë kontributin e vet që transformimi të ndodhë.
“Është njëlloj apeli që secili ta japë kontributin e vet. Ky institucion dhe shndërrimi i tij është në të mirën e qytetarëve dhe të vendit”, tha Rama, për RTV21.
Ismet Beqiri, anëtari i Komisionit për Siguri themelimin e ushtrisë e sheh vetëm nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
“Ne nuk e kemi përkrahjen që kjo të ndodhë pa ndryshime kushtetuese, prandaj po pajtohem që politika duhet ba punën e vet, por kjo do të ndodhë vetëm kur kemi një përkrahje, një partneritet dhe një mbështetja nga ata që na kanë mundësue këtu ku jemi të jemi sot”, hotë Beqiri.
Ndërsa anëtari tjetër i këtij komisioni Rexhep Selimi nuk e sheh si problem emrin, por thotë se FSK-ja duhet të ketë kompetenca të ushtrisë.
“E drejta e Listës Serbe krijon një të drejte të vetos. Duke qenë në këtë situatë, duke qenë kjo pengesa kryesore për shndërrimin e FSK-së në forcë të armatosur, ne nuk duhet të kalojmë nëpër një shteg të mbyllur, duke pasur shtigje të tjera të hapura”, shpjegon Selimi.
Ai konsideron se “duhet ta bëjmë atë çfarë mund ta bëjmë dhe ta synojmë atë çfarë duam ta synojmë”, duke shpjeguar se FSK-ja edhe me mandatin që ka mund të pajiset më mirë dhe të ketë më shumë buxhet.
Por as Beqiri e as Selimi nuk besojnë se FSK-ja do të bëhet ushtri sivjet, ashtu siç ka deklaruar Presidenti Hashim Thaçi.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, duke mos komentuar qëndrimin e Listës Serbe kundër transformimit, tha se FSK-ja është multietnike dhe serbët janë integruar mirë në të dhe nuk kanë kurrfarë problemesh.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën