LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Mjedisit kërkohet më shumë investim në shtigje për këmbësorë dhe çiklistë

Në Ditën e Mjedisit kërkohet më shumë investim në shtigje për këmbësorë dhe çiklistë

Dhjetëra përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, ndërkombëtare, shoqërisë civile, si dhe qytetarë kanë marrë pjesë në turneun me biçikleta që u mbajt sot në Mitrovicë, në shënim të Ditës Botërore të Mjedisit.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka bërë të ditur për KP, se kjo komunë është e përkushtuar në ndjekjen e politikave të gjelbra, ndërsa ka porositur se e ardhmja e afërt do të jetë shumë më e mirë për biçiklista.


“Ne jemi një komunë e përkushtuar për ndjekjen e politikave të gjelbra, kemi planin e mobilitetit në të cilin parashihet edhe zgjerimi i shtigjeve për biçikleta, zgjidhja e çështjes së parkingut urban, dhe kjo është një porosi që dëshirojmë t’iu tregojmë të gjithë qytetarëve se vërtetë po mendojmë edhe për biçikleta dhe në një të ardhme të afërt do të jetë shumë më mirë për ta”, ka thënë Mujka.

Fitore Pacolli, deputete në Kuvendin e Kosovës, potencoi nevojën për sa më pak vetura dhe sa më shumë biçikleta nëpër qytete.

Sipas saj, duhet investuar në shtigje të sigurta për këmbësorë, për çiklistë dhe transport publik, në mënyrë që lëvizja e qytetarëve të jetë sa më e lehtë, e sigurt dhe e qasshme.

“Mendoj se qytetet janë e ardhmja jonë, qytetet e gjelbra, me sa më pak vetura e sa më shumë biçikleta. Ne duhet që të investojmë shumë në shtigje të sigurta për këmbësorë, për çiklistë dhe transport publik, në mënyrë që lëvizja dhe qarkullimi ynë si qytetarë të jetë sa më e lehtë, e sigurt, dhe sa më e qasshme”, theksoi Pacolli.

Omar Sadik, shef i UN-Habitat Kosova, tha se kjo ditë ka një fokus specifik në eko lëvizjen e gjelbër të qytetarëve.

“Sot me këtë rast, ne kemi mundësinë të lansojmë udhëzimet e para të planit të lëvizshmërisë urbane në Kosovë, bazuar në udhëzimet e Bashkimit Evropian. Kjo është e rëndësishme sepse transporti kontribuon në një sasi të konsiderueshme të emetimeve të gazrave në Kosovë. Aktualisht rritja e trafikut të Kosovës vlerësohet të jetë 4.4%, që do të thotë që për 16 vjet, numri i veturave private në rrugët e Kosovës mund të dyfishohet, ne nuk mund ta lejojmë të ndodhë kjo, sepse kjo ka pasoja të mëdha mjedisore, pasoja shëndetësore, si dhe ndikon në produktivitetin ekonomik të Kosovës. Ne duhet të prishim trajektoren e zhvillimit të orientuar të veturave, të politikave të Kosovës, dhe të përqendrohemi në opsionet e lëvizjes jo të motorizuar, siç është çiklizmi”, tha ai.

Ndryshe, kjo ngjarje u organizua nga UN-Habitat Kosova në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori