LAJMI I FUNDIT:

​Në Ditën Botërore të Fëmijëve lansohet ekspozita “Unë pa dhunë”

​Në Ditën Botërore të Fëmijëve lansohet ekspozita “Unë pa dhunë”

“Unë pa dhunë”, shkruante në bluzat e veshura të fëmijëve, të cilët në ditën Botërore të Fëmijëve, u lansua ekspozita, “I want to be”.

Në shënimin e kësaj dite, organizatat Save the Children dhe Syri i Vizionit me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), kanë përuruar këtë ekspozitë pranë Newborn-it.


Habit Hajredini nga zyra për qeverisje në kuadër të zyrës së kryeministrit tha se kjo fushatë ka për qëllim që të ngris vetëdijen institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve për mbrojtjen e fëmijëve.

“Në korrik të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, një ligj i cili mbron dhe garanton të drejtat e fëmijëve

Ne bëjmë thirrje që të ketë mobilizim institucional në nivel qendror dhe lokal dhe bashkëpunim të te gjitha organizatave joqeveritare që të punojnë më shume për promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë”, u shpreh ai./kp/