LAJMI I FUNDIT:

Në disa zona të Prishtinës do të ketë reduktime të ujit

Në disa zona të Prishtinës do të ketë reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona do të përballen me reduktime të ujit.

Kjo pasi siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, me kërkesë të departamentit të cilësisë së ujit, është ulur sasia e ujit në trajtim nga ITUP Badoc, “me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit”.

“Jemi duke punuar me 35 % të kapacitetit, andaj ulja e trajtimit do të ndikojë që zonat të cilat furnizohen nga Badovci do të afektohen me reduktime. Graçanica do reduktohet nga ora 22:00-5:00, zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do të kenë çrregullime në furnizim me ujë”, thuhet në njoftim.


Nuk është bërë e ditur se kur do t’i kthehen furnizimit të rregullt me ujë këto zona.