LAJMI I FUNDIT:

Në çfarë do të investohen 202 milionë dollarët e MCC-së?

Në çfarë do të investohen 202 milionë dollarët e MCC-së?

Nga 237 milionë dollarë, marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit parasheh që 202 milionë të jenë grant nga MCC, ndërsa rreth 34 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.

1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë prej 340 Mwh. Projekti më i rëndësishëm është ai i ruajtjes së energjisë. Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të cilat do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 340 megavatesh në orë.


Pra rryma e prodhuar në kohë të caktuar, do të mund të akumulohet, në mënyrë që të shfrytëzohet më pas, kur kërkesa për energji, por edhe çmimet janë më të larta, raporton RTK.

Kështu, përmes baterive pritet të reduktohet nevoja për importin e energjisë, derisa çmimet e importit tashmë janë rritur.

Sipas MCC-së, Projekti i Ruajtjes së Energjisë synon që të mbështesë sigurinë energjetike, por edhe që Kosova të kalojë në energjinë e pastër. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pati thënë se Kosova do të kursejë të paktën 15 milionë euro në vit nga Programi i ri Kompakt i MCC-së.

2. Zhvillimi i fuqisë punëtore, me theks të veçantë në përfshirjen e grave në sektor të energjisë

Ky projekt si objektiv kryesor ka të rrisë numrin e grave të punësuara në sektorin e energjisë, të cilat marrin pjesë në Aktivitetin Gjithëpërfshirës të Fuqisë Punëtore në Sektorin e Energjisë. Kjo krijon mundësinë që gratë që fitojnë shkathtësitë e kërkuara, të ofrojnë asistencë teknike për punëdhënësit në fushën e energjisë dhe, në këtë mënyrë, të rritet edhe përfaqësimi i tyre në këtë sektor.

Sipas MCC-së, në Kosovë niveli i punësimit të grave është 14.1 për qind, që është një prej përqindjeve më të ulëta në rajon dhe botë.