LAJMI I FUNDIT:

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në nivelin e ekspertëve, ku pritet të diskutohet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik.

Të tri këto çështje janë shtruar në tryezën e bisedimeve të enjten e kaluar në Bruksel në takimin e parë të kryeministrit Hoti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të rifillimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.


Edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali, tha se në takimin e sotëm do të diskutohen temat që janë hapur në takimin e Hotit me Vuçiqin, shkruan Telegrafi.

“Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, ka deklaruar Massrali.

Delegacioni i Kosovë do udhëhiqet nga koordinatori shtetëror për bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni, i cili ditë më parë u emërua në këtë post nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hyseni, në Bruksel udhëton së bashku me Ibrahim Makollin. Sipas kryeministrit Hoti ata “do ta bëjnë draftimin e marrëveshjes finale, sa i përket çështjes së të pagjeturve”.

Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë ka deklaruar se nuk do të ketë dialog në nivel teknik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori