LAJMI I FUNDIT:

Në Bari kapet gomonia me 1.5 ton kanabis, në pranga tre shqiptarë

Në Bari kapet gomonia me 1.5 ton kanabis, në pranga tre shqiptarë

Një ngarkesë me 1.5 ton kanabis, e nisur nga Shqipëria, është kapur në Bari të Italisë, ndërsa janë vënë në pranga tre shqiptarë.

Pas shtatë orë ndjekje nga policia kufitare dhe Guardia di Finanza nga Kepi i Rodonit deri në Mola da Bari,u kap gomonia me sasinë e drogës. Autoritetet italiane kanë sekuestruar sasinë prej 1550 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.


Mjeti lundrues u zbulua rreth orës 20.00 të së premtes në zonën e Ishmit, dhe policia u vu në ndjekje të tij, duke kërkuar ndihmën e Guardia di Finanza.

Në sajë të operacionit të përbashkët, mjeti u ndalua rreth orës 03.00 të së shtunës në Bari. Në pranga janë vënë A.Gj, 34 vjeç, K.M, 26 vjeç dhe G.Xh, 42 vjeç.

Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorra x 350 kf. Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane.

Ndërkaq, policia e Vlorës dhe Fierit po ndjekin hetimin për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori