LAJMI I FUNDIT:

Në 30 vjetorin e themelimit, Buxhovi publikon dokumente autentike nga Kuvendi Themelues i LDK-së (Dokument)

Në 30 vjetorin e themelimit, Buxhovi publikon dokumente autentike nga Kuvendi Themelues i LDK-së (Dokument)

Në 30 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, njëri nga anëtarët e Këshillit Iniciues për themelimin e LDK-së, ka publikuar dokumente autentike nga themelimi i kësaj organizate politike.

Buxhovi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar faksimilen e listës autentike me emrat e 23 intelektualëve më të njohur të vendit asokohe, që paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë.


Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Buxhovit:

Dokumente autentike nga Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës

ANËTARËT E KËSHILLIT INICUES PËR THEMELIMIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë më të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë,publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1998.

Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.

Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

Lista u nënshkrua nga këta persona:
1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar
2. Zekeria Cana, historian
3. Milazim Krasniqi, shkrimtar
4. Ajri Begu, ekonomist
5. Ibrahim Rugova, shkrimtar
6. Bujar Bukoshi, mjek
7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog
8 Ibrahim Berisha, gazetar
9. Mehmet Kraja, shkrimtar
10. Ali Aliu, studiues i letërsisë
11Zenel Kelmendi, mjek
12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13 Idriz Ajeti, akademik
14. Dërvish Rozhaja, akademik
15. Mark Krasniqi, akademik
16. Anton Çetta, profeso
17. Zenun Çelaj, gazetar
18. Mustafa Radoniqi, avokat
19. Basri Çapriqi, shkrimtar
20. Jusuf Bajraktari, historian
21. Xhemail Mustafa, gazetar
23. Hysen Matoshi, gazetar
24. Neshet Nushi, ekonomist

Publicisti dhe historiani Jusuf Buxhovi, i cili bashkë me intelektualët e kohës, ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tash e një kohë të gjatë ka pushuar aktivitetin në këtë subjekt politik dhe është duke u marrë me krijimtari duke publikuar disa libra që pasqyrojnë etapa të ndryshme të historisë së shqiptarëve dhe Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovë të  hënën më  23 dhjetor shënon 30 vjetorin e themelimit. /Telegrafi/