LAJMI I FUNDIT:

Në 24 orët e fundit në Mitrovicë konfiskohen tri armë

Në 24 orët e fundit në Mitrovicë konfiskohen tri armë

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë.

“Në rastin e parë konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, me ç’rast është konfiskuar një pistoletë me tridhjetë (30) fishekë. Rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në qytetin e Skenderajt, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte shtënë në një aheng familjar”, thuhet në njoftimin për media.


Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në Vushtrri, ku pas kontrollit të detajuar tek një person tanimë i dyshuar është gjetur një armë e llojit pistoletë.

Ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori