LAJMI I FUNDIT:

Në 2021-së u ngritën 372 raste për korrupsion e 351 për krime ekonomike

Në 2021-së u ngritën 372 raste për korrupsion e 351 për krime ekonomike

Nga 372 raste të korrupsionit gjatë këtij viti janë zgjidhur 285 prej tyre, ndërsa nga 351 raste të krimeve ekonomike janë zgjidhur 341 prej tyre.

Kështu ka thënë kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku në konferencën për medie ku tregoi për performancën e këtij institucioni përgjatë vitit 2021.


Gjatë vitit që po e lëmë pas, Maloku tha të jenë iniciuar edhe 15 procedura disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit e ku janë themeluar edhe 13 panele hetimore.

Maloku në këtë konferencë ka folur edhe rastin e përgjimeve ku ishte përfshirë kryeprokurori i shtetit , Aleksandër Lumezi, e ndaj të cilit tha se nuk është iniciuar masë disiplinore meqë ai nuk ka qenë i involvuar.

Po ashtu Maloku folur edhe për përplasjet me Ministrinë e Drejtësisë, njofton Kp.

“Gjatë viti që lamë pas KPK ka pranuar 15 kërkesa për fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe ka themeluar 13 panele hetimore. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar edhe masa disiplinore…Këshilli me përkrahej ne partnerëve ndërkombëtar ka hartuar draft planin e ri strategjik të sistemi prokruorial 2022/2024 i cili do të miratohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës këtij viti nga 372 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 285 raste respektivisht ka zgjidhur 77 për qind të rasteve të pranuar. Me prioritet janë trajtuar edhe raportet penale apo raportet e ndryshëm me rastet e korrupsionit ashtu që nga 384 informata të pranuar prokuroritë kanë trajtuar dhe përfunduar 277 informata apo 72 për qind të rasteve të pranuar.

Ndërsa sa i përket krimeve ekonomike nga 351 rate të pranuar janë zgjidhur 341 raste, respektivisht janë zgjidhur 97 për qind të rasteve, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tregoi Maloku.

Sa i përket përgjimeve të publikuar nga mediet ku ishte përmendur emri i kryeprokurorit Lumezi, Maloku tha se emri i tij është lakuar prej akterëve të ndryshëm po që s’ka qenë direkt i involvuar në këtë rast.

“Jo nuk ka dhe nuk ka mundur të ketë sepse aty ka pas edhe emra tjerë por ne kemi pa ata që kanë qenë të involvuar në ato afera, përgjime, por megjithatë kryeprokurori është përmend por nuk ka qenë pjesë e asaj çfarë thuhet. Ne nuk kemi pas asnjë arsye që të iniciohet procedura për shkak se ai është lakuar edhe prej tjerë akterëve por jo drejtpërdrejt kryeprokurori i shtetit”, tha Maloku.

Jetishi ka theksuar se janë kundër asaj që të bëhet Vettingu dhe të mos përfshihen Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës. Pavarësisht përplasjeve me Ministrinë e Drejtësisë, Maloku tha se kanë menduar që të marrin pjesë në grupet punuese që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore dhe këtë reformë ligjore.

“Sa i përket fërkimeve me Ministrinë e Drejtësisë ne kemi menduar që ka qenë një deklaratë e papërgjegjshme e një zyrtari të MD dhe ka irrituar pak a shumë edhe komunitetin e prokurorëve dhe gjithë sistemin prokurorial dhe kjo ka qenë një deklaratë goxha e rëndë për sistemin prokurorial. Gjithsesi për hir të një zyrtari apo një deklaratë të papërgjegjshme ne jemi munduar ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ne sot marrim pjesë edhe në reformat ligjore dhe përfaqësuesit tanë kanë marrë pjesë në këto grupe punuese që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore”, tha Maloku.

E sa i përket avancimit të Bahri Hyseni nga departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në zyrën e Prokurorit të Shtetit, Hyseni tha se ky ka qenë vlerësim i komisionit për transferim dhe avancim e për çka theksoi se avancimi nuk ka pas pengesa ligjore.

Në këtë konferencë ai tregoi se KPK ka finalizuar edhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Sipas tij, buxheti për vitin e ardhshëm është më i larti që kanë pasur ndonjëherë. Vitin që vjen buxheti do të jetë 18 milionë e 144 mijë e 178 euro. Ndërkohë që buxheti për Këshillin Prokurorial të Kosovës për vitin 2021, pas rishikimeve buxhetore ishte 12 milionë 704 mijë 567 euro. E deri më tani ai tha se KPK ka realizuar mbi 98% të buxhetit total për të gjitha kategoritë ekonomike dhe programet buxhetore.

Jetishi bëri të ditur se është hartuar draft-plani strategjik 2022-2024, i cili pritet të miratohet në fillim të 2022-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori