LAJMI I FUNDIT:

Në 20 vjetorin e çlirimit, inaugurohet renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë

Në 20 vjetorin e çlirimit, inaugurohet renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë

Është inauguruar sot renovimi i Shtëpisë e Kulturës në fshatin Përlepnicë, e cila do ta mbaj emrin e heroit Zija Shemsiu dhe të profesiorit, shkencëtarit dhe kimistit më të madh të regjionit, Xhavit Ahmeti.

Kryetari Lutfi Haziri, tha me këtë rast se në sallën e kësaj shtëpie është bërë rezistenca politike, aktivitetet kulturore, Flaka e Janarit dhe festat e 28 Nëntorit.

“Në Përlepnicë sot kemi ardhë ‘me la’ një borxh të vjetër. Me këtë shtëpi nuk ka qenë e lidhur vetëm Përlepnica e Gjilani, por krejt shqiptarët e trojeve etnike kanë ardhur në këtë sallë. Këtu është bërë rezistenca politike, janë mbajtur aktivitetet kulturore, Flaka e Janarit dhe festat e 28 Nëntorit. Janë shënuar të gjitha aktivitetet për një dekadë të rëndë që e kemi kaluar. Kjo shtëpi do ta mbaj me krenari emrat e dy heronjve, Zija Shemsiu e Xhavit Ahmeti. Ata kanë qenë udhërrëfyesit tanë, mësuesit tanë, të cilët na kanë mënuar për liri deri në sakrificë. Krenari dhe respekt deri në gjunjëzim për veprat e dëshmorëve”, tha Haziri.

“Në çdo familje në Përlepnicë kemi qenë të mirëpritur, duke vazhduar angazhimin e përbashkët dhe sot i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë baballarët tanë dhe ata njerëz të mirë kryefamiljar që nuk janë në jetë, por edhe të gjithë ato familje, nëna e motra që na kanë shërbyer gjithmonë”, ka thënë Haziri.

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri me rastin e inaugurimit të kësaj shtëpie ka shprehur vëllai i Zija Shemsiut, Shabani, vëllai i Xhavit Ahmetit, ish ministri Qemajl Ahmeti, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe anëtari i Asamblesë Komunale nga radhët e  PDK’së, Bujar Nevzati.

Paraprakisht, kryetari Lutfi Haziri bashkë me përfaqësuesit e familjes Shemsiu e Ahmeti, kanë mbjellë fidane në oborrin e kësaj shtëpie.

Përndryshe, me iniciativë të Lutfi Hazirit, salla e Shtëpisë së Kulturës aty do ta mbajë emrin e Zija Shemsiut, ndërkaq biblioteka, emrin e Xhavit Ahmetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori