LAJMI I FUNDIT:

Ndryshojnë lokacionet e vaksinimit në komuna, në Prishtinë vaksinimi nuk do të kryhet më në sallën “1 Tetori”

Ndryshojnë lokacionet e vaksinimit në komuna, në Prishtinë vaksinimi nuk do të kryhet më në sallën “1 Tetori”

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se pothuajse në të gjitha komunat ka përfunduar plani i zhvendosjes së qendrave të vaksinimit nga qendrat e mëhershme në hapësira (kryesisht) të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF, apo hapësira adekuate të cilat janë përcaktuar si më të përshtatshme për vijimin e vaksinimit nga komunat.

“Sa i përket komunës së Prishtinës, siç është njoftuar edhe ditëve të kaluara, nga sot ekipet e vaksinimit që kanë vaksinuar në sallën “1 Tetori” do të vaksinojnë qytetarë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen Kalabria në Prishtinë (ish-Emshir).


Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinën në këtë qendër, salla “1 Tetori” do t’i kthehet veprimtarisë së vet primare”, thuhet në njoftim.

MSh ka lutur qytetarët e komunës së Prishtinës që si për vaksinimin kundër COVID-19, ashtu edhe për vaksinimin kundër Gripit sezonal, të shkojnë në QMF nr. 7 në lagjen Kalabria.

“Në komunat e tjera, lokacionet e vaksinimit i gjeni të bashkëngjitura në linkun në vijim, ku lista e lokacioneve mund të pësojë ndryshime, me që disa komuna janë në zhvendosje e sipër të qendrave të vaksinimit në hapësirat e reja”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi mund të bëhet në cilëndo qendër të vaksinimit, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë, për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.

Lokacionet e vaksinimit në komunën tuaj mund ti gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori