LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i motit në Evropë shkaktoi vështirësi dhe ndërprerje të udhëtimeve – dhe jo vetëm kaq

Ndryshimi i motit në Evropë shkaktoi vështirësi dhe ndërprerje të udhëtimeve – dhe jo vetëm kaq

Disa pjesë të Evropës janë mbuluar me borën – në disa raste për herë të parë këtë vit – ndërkohë që kjo ka shkaktuar vështirësi dhe ndërprerje të udhëtimeve.

Mbretëria e Bashkuar

Një shtresë bore ka mbuluar Londrën dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimit në rrugë dhe në aeroporte – me më shumë se 300 anulime fluturimesh.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperaturat kanë rënë në minus dhjetë gradë Celsius në disa zona ditët e fundit.

Ka “alarme të verdha” për borë, mjegull dhe ngrica në disa zona duke përfshirë juglindjen dhe jugperëndimin e Anglisë dhe veriun e Skocisë.

Polonia

Bora ka rënë edhe në Poloni duke shkaktuar vonesa dhe ndërprerje në transportin publik.

Meteorologët thonë se vendi do të jetë “i mbërthyer” me kushtet e ngrirjes pasi temperaturat do të zbresin në minus 10 deri në 15 gradë Celsius, duke arritur ndoshta në minus 20.

Estonia

Periudha e ftohtë në Estoni bëri që të hënën pasdite kishte më shumë se dhjetë mijë shtëpi pa energji elektrike.

Fluturimet u anuluan, trenat u vonuan dhe tragetet u ndërprenë nga erërat e forta.

Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia

Ndërkohë në zonën veriperëndimore të Bosnje-Hercegovinës dhe gjithashtu në Kroaci reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës shkaktuan vërshimin e lumenjve, të cilët përmbytën dhjetëra shtëpi.

Një trup u zbulua në Bosnje Hercegovinë pasi një rrëshqitje dheu “groposi” një pjesë të një rruge. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori