LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i Marrëveshjes me Greqinë vlerësohet i pamundur dhe lëvizje e rrezikshme

Ndryshimi i Marrëveshjes me Greqinë vlerësohet i pamundur dhe lëvizje e rrezikshme

Java e parë e fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ka nxjerrë në pah Marrëveshjen e Prespës si temë dominuese rreth së cilës kandidatët kanë diskutuar.

Edhe pse Marrëveshja e Prespës ka qenë njëra ndër temat kryesore në fushatën e zgjedhjeve presidenciale, sipas njohësve të çështjeve politike, është i pamundur ndryshimi ose modifikimi i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ambasadori i parë maqedonase në Greqi dhe prej sot kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, Ljupço Arsovski thotë se gjitha idetë për ndryshimin e marrëveshjes janë populizëm i pastër dhe që nuk kanë fare të përbashkët me realitetin.

“Gjatë fushatës parazgjedhore mund të dëgjojmë gjithçka, por Marrëveshja me Greqinë është sukses për diplomacinë tonë dhe mundësi reale për të ardhmen tonë, dhe për këtë arsye nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si politikë ditore”, thotë Arsovski.

Edhe profesorët e Fakultetit Juridik ditëve të fundit kanë thënë se është e pamundur ndryshimi i marrëveshjes dhe sipas tyre, politikisht është e rrezikshme të kërkohet ndryshimi i saj.

Ndryshe, pas paralajmërimeve të mëhershme sot është formuar Këshilli i Ambasadorëve. Mbi 30 ish-diplomatë në të ardhmen do t’i japin këshilla Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që më me sukses të udhëheq politikën e jashtme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori