LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në qeverinë Rama, Berisha: Ikën mëkatarë, erdhën mëkatarë!

Ndryshimet në qeverinë Rama, Berisha: Ikën mëkatarë, erdhën mëkatarë!

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, njëherësh kryetar i grupit demokrat, nuk ka asnjë shpresë se qeveria e pasardhësit të tij, Edi Rama, mund të ndryshojë për mirë.

Në mbledhjen e përjavshme me gazetarët, Berisha komentoi lëvizjet në kabinetin qeverisës.


Ai tha se nuk ka fjalë të mira për drejtuesit e rinj të dikastereve të ekonomisë (Ervin Mete), diplomacisë (Igli Hasani), shëndetësisë (Albana Koçiu) dhe pushtetit vendor (Arbjan Mazniku).

“Zëvendësimet: [Edi Rama] u tha shqiptarëve se jeni të pashpresë në qoftë se s’merrni në dorë fatin tuaj. Dhe kë solli në qeveri? Solli përfaqësuesin zyrtar të ‘Ndrangheta-s në Tiranë, [Arbjan] Maznikun, njeriun që ka pasur kontakt me bosin e Veronës. Arbjan Mazniku është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte dymbëdhjetë rroga si kryetar bashkie.

Po Koçiu? Ajo është e regjistruar se merr para. Dhe SKAP-i i ka të gjitha këto, për të mos thënë problemet e tjera. [Ervin] Mete ishte ‘refugium peccatorum’ i mëkatarëve të Arben Ahmetajt. Çfarë vidheshin këtu strehoheshin atje.

Për ministrin e jashtëm nuk mund të flas, por ka bërë një gabim fatal që ka pranuar t’i shërbejë një njeriu që nuk ka interes publik e kombëtar përveç interesave personale. Të bëhesh ministër i Jashtëm i njeriut më të diskredituar, më të pakarakter në rajon, njeriut të cilit mandati i qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjet, merr përsipër të ndëshkosh veten tënde gjithë jetën. Nuk e njoh, por fakti që ka pranuar të marrë Ministrinë e Jashtme nën Edi Ramën flet shumë për të.

Për ndryshimet e qeverisë: ikën mëkatarë, erdhën mëkatarë, ikën të korruptuar, erdhën të korruptuar,” deklaroi Berisha.

Në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, ish-kryeministri Berisha tha se nuk kishte në asnjë fjali urrejtjeje për të personalisht, por kryeqeveritari Rama sulmoi të tijët.

“Në qoftë se do të lexoni fytyrat e asambleistëve, do të shihnit terrorin që ai ushtroi mbi ta,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati komentoi edhe takimin e ditës me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Bashkë diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm, parlamentar e joparlamentar, dhe ramë në ujdi që të vazhdojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona në interesin më të mirë të shqiptarëve,” tha ish-kryeministri Berisha./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori