LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale – SBAShK apel presidentes: Mos e dekretoni, kthejeni sërish në Kuvend

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale – SBAShK apel presidentes: Mos e dekretoni, kthejeni sërish në Kuvend

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se Kosovës (SBAShK), ka reaguar lidhur me ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale. SBAShK thekson se me këto ndryshime diskriminimi vazhdon.

“Qeveria Kurti duke u trimëruar me numrin e votave vazhdon të nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje pa bërë konsulta me palët që preken me këto vendime e Ligje. Një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.


SBASHK-u ka theksuar se në pritje që do të ftohen sindikatat nga komisioni dhe Ministri Murati për të ofruar propozime të argumentuara lidhur me këto ndryshime kishte përgatitur argumente, fakte e propozime konkrete, që do të bënin zgjidhje të përhershme dhe të drejtë për të gjitha palët që preken me këtë Ligj.

“Mirëpo, Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe u votuan ndryshime sa për të thënë e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta. Me këto ndryshime preken ligjet tjera, siç është rasti me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, i cili si vite kontributdhënëse ua njihte atyre që punuan në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës kohën nga viti shkollor 1989 e deri më 31 tetor 1999, kur edhe kishte përfunduar viti shkollor, që ishte zgjatur me vendimin e organeve të Kosovës të asaj kohe”, thuhet mes tjerash në reagim.

Miratohet Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti
Lexo po ashtu Miratohet Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti

Tutje kjo sindikatë shton se me këto ndryshime është dashur që si vite kontribut dhënëse, përveç vitet e 90-ta, të njihen edhe koha deri më 1 shtator 2002 , gjegjësisht deri në kohën kur filli se funksionuari Trusti pensional sepse të punësuarve deri atëherë nuk u ishte krijuar mundësia institucionale për të ndarë kontribute pensionale.

“Qeveria Kurti po të donte ndryshime pozitive në këtë Ligjin për skemat pensionale nuk ka pasur nevojë të thirret në krijesat e se kaluarës sepse punëtorët arsimor, por edhe shumica e qytetarëve që moti e sidomos në fillimet e viteve të 90-ta kishin nisur rrugëtimin dhe në dëftesa e libreza nxënësish shkruante Republika e Kosovës dhe pastaj edhe UÇK-ja me gjak e sakrifica hodhi gurthemelet për shtetin e Kosovës. SBAShK po ashtu mendon se nëse Qeverisë Kurti i ka mbetur merak ky kriteri prej 15 vitesh, atëherë për të mos pasur diskriminim është dashur të bëhet një përshkallëzim nnë ketë forme:1. 15 vite 100%2. 13 deri 15 vite 75%3. 10 deri 13 vite 50 % e kështu me radhë sepse pa kaluar shumë kohë do të vërehet se ata që do të kenë , qoftë edhe dy ditë me pak nga këto 15 vite kontrubutdhënëse do të mbesin me pensionin e pleqërisë”, thuhet në reagim.

SBAShK-u i ka bërë apel presidentes Vjosa Osmani që të mos dekretojë këtë Projektligj të ndryshimeve, por ta kthej në Parlament në mënyrë që përmes dialogut me të gjitha palët e duke u bazuar në fakte e argumente të bëhen ndryshime e duke hequr çdo diskriminim e padrejtësi ndaj kujtdo qoftë. /Telegrafi/