LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet ligjore për fondin garantues e kaluan filtrin e dytë në Komisionin për financa dhe buxhet

Ndryshimet ligjore për fondin garantues e kaluan filtrin e dytë në Komisionin për financa dhe buxhet

Projekt-ndryshimet e Ligji për Bankën zhvillimore, me të cilat duhet të funksionalizohet fondi i garancisë, kaluan sot në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet, pas së cilës ato duhet të miratohen në seancë plenare.

Fondi i garancisë për të cilin janë siguruar fondet në vlerë prej 10 milionë eurove do të sigurohen në kuadër të Bankës zhvillimore, ndërsa qëllimi është të lehtësojë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në kushte të funksionimit të vështirësuar dhe të ardhurave të zvogëluara, si dhe likuiditetit për shkak të pandemisë së Kovid-19.


“Me zgjidhjen e propozuar ligjore formohet një fond garantues, i cili përmes lëshimit të garancisë për kreditë e aprovuara tashmë nga bankat dhe shtëpitë e kursimeve do të ndihmojë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të funksionojnë normalisht në aktivitetet aktuale dhe nevojën për kapital qarkullues si dhe projekte të qëndrueshme të biznesit për blerja e mjeteve bazë. Fondi i garancisë do të organizohet brenda Bankës zhvillimore, e cila ka ndërtuar infrastrukturë dhe staf profesional. Fondet për fillimin e fondit të garancisë në vlerë prej 10 milionë eurove tashmë janë siguruar në Buxhetin, që do të thotë me shpenzime minimale për institucionalizimin e fondit, ai do të bëhet menjëherë operacional pas miratimit të tij”, shpjegoi zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski para anëtarëve të Komisionit për financa dhe buxhet.

Parashikohet që kjo skemë e garancisë të funksionojë në periudhën afatmesme si një mekanizëm i përhershëm për hyrjen në kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Zgjidhja ligjore i mundëson Bankës zhvillimore, pasi të ketë marrë më parë aprovimin nga Qeveria, të themelojë fonde me mjete për mbështetje të zhvillimit të ekonomisë maqedonase.

Gjatë debatit të amendamentit, u pranuan katër amendamente të natyrës teknike, ndërsa opozita propozoi një amendament me të cilin kërkohet rritje e mjeteve në fondin e garancisë nga 10 në 43 milionë euro, por u refuzua me arsyetimin se fondet janë siguruar tashmë në Buxhet.

Komisioni sot i pranoi në lexim të parë ndryshimet e propozuara në Ligjin për procedurën tatimore, Ligjin për regjistrimin e pagesave me para kesh, Ligjin për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe Ligjin për lojërat e fatit.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori