Nga Alpet Zvicerane në Malet Shkëmbore, vendpushimet e skive po përballen me sfida të reja shkaku i ndryshimeve klimatike. Por, si po mundohen të përshtaten në një botë që po ngrohet?
Anzere shpesh cilësohet si vendpushimi më i mirë në Evropë. Por fshati zviceran pati një fillim të vështirë të sezonit gjatë vitit 2023.
Ashtu si shumë vendpushime të tjera të skive, Anzere u detyrua të mbyllte disa nga pistat e saja për shkak të mungesës së reshjeve të borës gjatë fund të dhjetorit dhe ditët e para të janarit.
Alpet përjetuan temperatura të larta rekorde gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duke arritur në 20.9 gradë Celsius në perëndim të Zvicrës, raporton bbc.
“Ishte jashtëzakonisht ngrohtë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, thotë Stephanie Dijkman, drejtoreshë e turizmit në Anzere. “Pothuajse e gjithë bora në fshat ishte zhdukur. Unë isha mjaft e shqetësuar. Njerëzit nuk ishin në gjendje të skijojnë”, shton ajo.
Për fat të mirë, bora filloi të binte në fillim të janarit, pikërisht në kohën e ardhjes së “dashamirësve të vërtetë të skijimit”, të cilët rezervojnë udhëtimet e tyre jashtë sezonit të festave, thotë ajo.
Shumë resorte janë të vetëdijshme se kanë vetëm dy opsione: mbylljen ose të përshtatin biznesin e tyre për të përballuar ndryshimet që po i shkakton moti i ngrohtë gjatë dimrit, transmeton Telegrafi.
Përveç masave për të reduktuar emetimet e gazrave, të tilla si duke investuar në energjinë e rinovueshme dhe ndërtimin e centralit më të madh të ngrohjes me dru në Evropë, Anzere ka marrë disa masa paraprake.
“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet t’iu përshtatemi kushteve shkaku i ndryshimeve klimatike”, thotë Dijkman. “Ne po investojmë më shumë në shtigjet e biçikletave, ecjes dhe po krijojmë alternativa të reja për t’iu përshtatur rrethanave”, shtoi ajo.
Sezonet e skijimit po bëhen më të shkurtra gjersa pistat po shndërrohen në vende të gjelbëruara shkaku i rritjes së temperaturave. Reshjet e dendura të shiut në vendpushimet alpine gjithashtu kontribuuan në shkrirjen e borës.
Kur temperaturat rriten, atmosfera krijon më shumë avuj, e cila gjë shkakton më shumë reshje shiu, thotë Marie Cavitte, studiuese e klimës në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë.
“Kur temperaturat rriten, bie shi, në vend se të bjerë borë”, shton ajo. “Kjo është ajo që po ndodh në resortet e skive, të cilat gjenden në lartësinë mbidetare 1600 metra”.
Në disa prej vendpushimeve të Evropës, niveli i borës po zvogëlohet me nga 3-4 centimetra çdo dhjetë vjet, thotë Cavitte.
Një tjetër shqetësim i madh është zhdukja e shpejtë e akullnajave. Vendpushimi alpin si Tignes në Francë, mbështetet në akullnaja për furnizim me ujë. Në Alpet Evropiane, akullnajat pritet të zhduken pothuajse plotësisht deri në vitin 2100.
Me rritjen e temperaturave, akullnajat shkrihen më shpejt dhe ka më pak borë. Shkrirja e akullnajave mund të shkaktojë përmbytje të mëdha dhe erozion, duke shkatërruar infrastrukturën kritike si dhe redukton ndjeshëm furnizimin me ujë të vendeve malore.
Sipas një studimi të vitit 2017 të “Institute for Snow and Avalanche Research”, alpet mund të humbasin deri në 70 për qind të mbulesës së tyre me borë deri në vitin 2100, nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten.
Rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve të borës po shkurtojnë sezonin dimëror të skive, një tendencë shqetësuese për komunitetet malore, jetesa e të cilëve varet nga industria e sporteve dimërore.
Një studim i Universitetit të Bazelit në Zvicër këshillon resortet, të cilat gjenden në lartësinë mbidetare 1800-2000 metra, që të mbështeten gjithnjë e më shumë në borën artificiale për të mbajtur të hapura pistat e tyre të skijimit.
Studimi parashikon gjithashtu një rritje të madhe të kostove operacionale për vendpushimet e skive nëse do të jenë të detyruar të përdorin borë artificiale për të ruajtur shpatet e tyre. Kjo për shkak se automjetet që shpërndajnë borën dhe që rregullojnë pistat punojnë me lëndë djegëse fosile.
Aktualisht nuk ka makineri për prodhimin e borës që funksionojnë me burime të rinovueshme dhe planet për të reduktuar emetimet e përgjithshme janë të fokusuara në përmirësimin e efikasitetit.
Gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, shumë vendpushime alpine u detyruan të mbyllnin shpatet e tyre pasi temperaturat ishin shumë të larta për të gjeneruar borë artificiale.
Sipas Rachael Carver, e cila anketoi turistët e skive në resortin austriak, “Stubai Glacier” për disertacionin e saj në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e Bashkur, njerëzit do të vazhdojnë të pushojnë në resortet malore edhe nëse nuk ka borë.
Rreth 70 për qind e të anketuarve thanë se do të shkojnë në vendpushimet malore pa marrë parasysh ndryshimet klimatike, duke përmendur peizazhin e bukur malor dhe mundësitë e ecjes si arsyet kryesore.
Përshtatja e modelit të biznesit dhe orientimi drejt aktiviteteve të reja malore është e vetmja zgjedhje, thotë Dijkman. Ajo shpreson se turistët do të vazhdojnë të vizitojnë malet edhe nëse nuk ka borë.
“Malet tona janë mahnitëse. Ne tashmë kemi gjithçka për pushime perfekte, qoftë në dimër apo verë”, përfundoi Dijkman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Zyrtari ukrainas: Tetë vende evropiane do të marrin pjesë në trajnimin e pilotëve tanë

Vrau nënën dhe motrën me revole, adoleshenti nga West Virginia dënohet me burgim të përjetshëm – shpërthen në lot kur i kumtohet verdikti

Droni vëzhgues filmon momentin kur artileria ukrainase shkatërron makinerinë luftarake të rusëve në Bakhmut

Droni vëzhgues filmon momentin kur artileria ukrainase shkatërron makinerinë luftarake të rusëve në Bakhmut

Protestat në Beograd, analistja amerikane: Egoja e Vuçiqit s'po mund ta pranojë që miliona serbë nuk mund ta durojnë atë

Kreu i Wagner-it: Ushtria ruse u përpoq të hidhte në erë luftëtarët e mi

Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë

Çfarë dimë për sulmet brenda territorit të Rusisë?

Shoferi i kamionit humb kontrollin, futet në kahjen e kundërt – godet dhjetëra vetura në Shën Petersburg

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite