LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim i Kushtetutës, Presidenca: Meta me popullin hynë në Kuvend

Ndryshim i Kushtetutës, Presidenca: Meta me popullin hynë në Kuvend

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sot pas paralajmërimeve nga ana e shumicës socialiste se do të ndryshojë Ligjin për Betimin tek Presidenti.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se presidenti do të jetë vetë atje, me të gjithë popullin shqiptar.


“Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend”, shkruan Blushi.

Shkrimi i plotë i Blushit

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar! /Telegrafi/