LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shumë e lartë

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shumë e lartë

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit, është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 13.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 93.5µg/m3, ndërsa ditëve të tjera kemi pas koncentrime më të ulëta.


Përqëndrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrit vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 92.3µg/m3

Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/