LAJMI I FUNDIT:

Ndotja, çimentorja “Usje” mund të gjobitet deri në 200 mijë euro

Ndotja, çimentorja “Usje” mund të gjobitet deri në 200 mijë euro

Çimentorja “Usje” mund të përballet më një gjobë nga 180 deri në 200 mijë euro. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka publikuar vendimin përmes të cilit fabrika urdhërohet që të ndërmarrë disa veprime nëse dëshiron që të vazhdojë të ketë leje A të integruar. Ndotja më e madhe është konstatuar se ka ardhur nga kaldaja për ngrohje e cila funksionon me mazut, andaj “Çimentorja Usje” urdhërohet që në afat prej 5 ditësh të kalojë në ngrohje me gaz natyror. “Çimentorja Usje” ndër të tjerat detyrohet që të paguajë shpenzimet e analizave të kryera më datë 3 dhe 4 janar të këtij viti.

“Të maten emetimet e gazit nga oxhaku i kaldajës me avull që do të jetë në funksion. AFAT për kryerjen e detyrës: 10 ditë pasi gazi natyror përdoret si lëndë djegëse. Të monitorojë të gjitha pikat e shkarkimit nga proceset e prodhimit në një laborator mjedisor të akredituar në prani të Inspektorit Shtetëror të Mjedisit. AFAT për zbatimin e detyrës: 15 ditë nga marrja e vendimit. Nëse Inspektori Shtetëror i Mjedisit, në pajtim me nenin 200 paragrafi (4) të Ligjit për Mjedisin, konstaton se nuk po veprohet me vendimin dhe nuk janë hequr shkaqet e përmendura në vendim, Inspektori Shtetëror i Mjedisit do të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurës penale pranë organit apo gjykatës kompetente, si dhe procedurë për revokimin e lejeve dhe autorizimeve të marra”, njoftojnë nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor.


Ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, thotë se nga situata aktuale me “ Çimentoren Usje” duhet të marrin një mesazh të gjitha kompanitë që kanë leje A të integruar. Sipas tij, Ligji Për Mbikëqyrje Inspektuese, i miratuar në vitin 2022 u mundëson inspektorëve shtetëror në bashkëpunim me ata lokal që të realizojnë inspektime të jashtëzakonshme pa paralajmërim.

“Jo, me siguri nuk do të shuhet. Në asnjë mënyrë, kjo do të shkojë deri në fund dhe do të hulumtohet nëse ka pasur lëshime ligjore, do të ketë edhe sanksione. Ajo që duhet përmendur është se ligji që kaluam në vitin 2022 për mbikëqyrje inspektuese në mjedisin jetësorë, po tregon rezultate. Propozimi nga Inspektorati ka ardhur se duhet të gjobiten. Çdo firmë, qoftë në sektorin privat, qoftë në atë shtetëror është dashur që të ketë kujdes, por kjo është një vërejtje deri tek të gjithë se do të kujdesemi që të respektojnë ligjin dhe rregullat”, tha Naser Nuredini- ministër i Mjedisit Jetësor.

Rreth dy javë më parë kur kryeqyteti u përball me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, Ministria e Mjedisit Jetësor kërkoi nga 5 fabrika të mëdha që çdo ditë t’i dërgojnë këtij dikasteri të dhënat nga matjet e emetimit të grimcave të dëmshme. Kjo në vullnet të bashkëpunimit, sepse dikasteri i Mjedisit Jetësor nuk ka të drejtë ligjërisht të obligojë kompanitë për diçka të tillë. Nga ajo që shihet në faqen e ministrisë, të dhënat nuk i ka dërguar vetëm “ Çimentorja Usje”. Alsat dërgoi pyetje deri tek përgjegjësit për PR të kësaj kompanie për ngjarjet e sotme, por deri tani nuk kemi përgjigje. Në procedurë në Qeveri është ligji, pas hyrjes në fuqi të të cilit kompanitë që posedojnë leje A të integruar do të jenë të detyruara që të kenë transmetim në kohë reale të të dhënave nga emetimet gazrave ndotëse nga proceset prodhuese. (Alsat)

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori