LAJMI I FUNDIT:

Ndodhë edhe kjo, në mes të dimrit në Kanada po digjen “zjarret zombi” nën shtresën e borës

Ndodhë edhe kjo, në mes të dimrit në Kanada po digjen “zjarret zombi” nën shtresën e borës

Ndodhë edhe kjo, në mes të dimrit në Kanada po digjen “zjarret zombi”

Edhe në mes të dimrit në Kanada, nën borë po del prushi nga zjarret e pyjeve nga viti i kaluar si rezultat i temperaturave të larta, shkruan BBC.


Të ashtuquajturat “zjarre zombi” po digjen nën shtresa të trasha dëbore me një shpejtësi të paprecedentë, duke shkaktuar frikë se çfarë mund të sjellë vera e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Banorët që gjatë dimrit frekuentojnë autostradën pranë qytetit Fort Nelson në British Columbia mund ta shohin lehtë, por edhe të ndjejnë erën, retë e tymit të bardhë që ngritën në qiell.

Sonja Leverkus, zjarrfikësve nga qyteti i vogël në verilindje të British Columbia gjatë një bisede me BBC-në kujtoi vozitjen gjatë një stuhie të fuqishme të borës.

Ajo pranoi se bora që kishte rënë nuk dukej e bardhë, por kishte marrë ngjyrë të hirtë të përzier me të kaltër për shkak të tymit të ngritur në qiell.

Por çfarë janë “zjarret zombi” që ndryshe njihen edhe si zjarret e dimrit? Bëhet fjalë për prushin që fiket nën shtresat e borës. Ky zjarr ka qëndruar i ndezur në tokë, kryesisht në zona malore. /Telegrafi/