LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo në Rusi, tanku 40-tonësh që kushton tre milionë dollarë rrokulliset gjatë transportimit dhe përfundon në asfalt

Ndodh edhe kjo në Rusi, tanku 40-tonësh që kushton tre milionë dollarë rrokulliset gjatë transportimit dhe përfundon në asfalt

Pjesëtarët të ushtrisë ruse, kanë rrokullisur një tank të tipit T-80 që peshon 40 tonelata. Gjithçka ndodhi në Sahalin gjatë transportimit të tij me një mjet tjetër motorik.

E për këtë po fajësohet shoferi i kamionit për transportimin e tankeve, pasi nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet në terren kur u kthye në të majtë, ku si pasojë tanku rrëshqiti nga platforma dhe përfundoi i rrokullisur në asfalt, transmeton Telegrafi.


Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por disa vetura janë shkatërruar kur tanku ra përmbys dhe kupola e saj goditi mjetet e parkuara.

Në kumtesën e ushtrisë ruse thuhet se tanku vlera e të cilit kap shumën e rreth tre milionë dollarëve, nuk është dëmtuar dhe pas intervenimit është rikthyer në bazën ushtarake.

Kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse bëhet objekt tallje, kjo për faktin se u mungon teknologjia e avancuar për transportimin e mjeteve ushtarake si dhe mungesa e profesionalizmit në shumë raste u ka kushtuar shtrenjtë shoferëve që i transportonin ato. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori