LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo! Mjekët ia operonin trurin, pacientja luante në flaut (Video)

Ndodh edhe kjo! Mjekët ia operonin trurin, pacientja luante në flaut (Video)

Pacientja e një spitali në Teksas ka arritur të luaj në flaut për mjekët, derisa po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru.

Anna Henry e cila është flautiste profesioniste, ka qëndruar e zgjuar derisa mjekët po e operonin në spitalin Hermann në Houston, transmeton Telegrafi.


Ajo vuante nga një lloj tumori, që nëse nuk do të hiqej do t’ia pamundësonte të luante në të ardhmen në flaut. Ndërsa mjekët për t’u siguruar që gjithçka po shkonte mirë, e detyruan të qëndroj e zgjuar.

Ata i kërkuan që të luaj në flaut për të parë nëse është ende e aftë të luaj gishtat, ndërsa videoja e publikuar më poshtë nga stafi i spitalit, shfaq mjekët dhe infermieret duke duartrokitur pasi që Henry përfundoi “performancën” e saj. /Telegrafi/