LAJMI I FUNDIT:

Ndjekje si në filma, policia italiane kap shqiptarët me 2 ton drogë në një motoskaf

Ndjekje si në filma, policia italiane kap shqiptarët me 2 ton drogë në një motoskaf

Një motoskaf i ngarkuar me gati 2 ton drogë është sekuestruar gjatë një operacioni të ndërmarrë në brigjet italiane, në Vieste.

Dy shqiptarë janë arrestuar.


Operacioni është ndërmarrë në mëngjes kur është sinjalizuar për një gomone që vinte drejt brigjeve të italisë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet ndersa në operacion janë angazhuar dhe helikopterë të Guardia di Financa si dhe motoskafë të rojeve kufitare.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga mediat italiane, ku u raportua për kapjen e një skafi me tonë drogë dhe arrestimin e dy shqiptarëve, përmes një operacioni të ngjashëm me një skenë filmash, shkruan Shekulli.al.

Policia njofton se “Ne bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis”.

Sipas policisë, skafi nuk është nisur nga brigjet shqiptare, por vijon shkëmbimi i informacioneve me agjencitë partnere.

Reagimi i Policisë se Shtetit 

Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se:

Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Qendra Kombëtare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.< Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njëjtin drejtim të ujërave kroate.

Ne bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Mjeti detar sipas hetimeve të deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare. Megjithatë Policia e Shtetit po vijon shkëmbimin e informacionit me agjencitë partnere për të hetuar mbi lidhjet e të ndaluarve si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit, duke mbetur e hapur për çdo sqarim qe i shërben transparencës ndaj publikut, fton mediat ta kontaktojnë për konfirmim përpara se të publikojnë lajmet që lidhen me vendin tonë dhe shtetasit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori