LAJMI I FUNDIT:

Ndjekja policore katër orëshe në Ohio, përfundoi me vrasjen e çiftit që kishin rrëmbyer një person

Ndjekja policore katër orëshe në Ohio, përfundoi me vrasjen e çiftit që kishin rrëmbyer një person

Një ndjekje policore në shumë qarqe u shndërrua në një përplasje 4-orëshe në mes të një autostrade në Ohio përpara se policët të hapnin zjarr ndaj dy të dyshuarve, të cilët më vonë ndërruan jetë në spital.

Pamjet tronditëse treguan disa policë të patrullës së autostradës në Ohio, të cilët ishin veshur me pajisje taktike dhe i afroheshin një kamioni të vogël të vjedhur ndërsa përpiqeshin të lironin shoferin, i cili besohej se ishte mbajtur peng brenda nga një burrë 54-vjeçar dhe gruaja e tij 51-vjeçare.

Njëri nga të dyshuarit filloi të qëllonte nga kamioni dhe shpejt u ndesh me zjarret e policëve që me sa duket goditën të dy të dyshuarit, raporton nypost.


Një ushtarak mund të shihet duke shkarkuar mbi 20 fishekë nga pistoleta ndërsa grupi largohet nga vendi i gjuajtësit.

Kur të shtënat përfunduan, pronari i kamionit u arratis dhe u dërgua në vend të sigurt nga dy efektivë.

Dy të dyshuarit, të cilët raportohen se ishin Ronald dhe Barbara Taylor nga Somerset u transportuan në spitalin e Miami Valley në Dejton, ku të dy vdiqën nga plagët e tyre.

Ndryshe, vrima të shumta plumbash u panë në xhamin e përparmë të kamionit pas incidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori