0Shares

Një studim i ri ka ekzaminuar çështjen se si ndikon menaxhimi i peshës gjatë shtatzënisë në masën e eshtrave të bebes.

Në studimin e publikuar në revistën ‘Journal of Bone and Mineral Research’, hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e mijëra nënave dhe fëmijëve të tyre nga Portugalia, transmeton Telegrafi.

Te nënat me peshë normale ose nënpeshë, pesha e fituar gjatë shtatzënisë ishte ndërlidhur me një rritje të masës së eshtrave në moshën 7-vjeçare të fëmijëve, ndërkaq te nënat mbipeshë ose beze, asnjë efekt fitimprurës nuk ishte parë në masën e eshtrave.

Duke i marrë parasysh implikimet e peshës së tepërt gjatë shtatzënisë për nënën dh fëmijën në aspekte të ndryshme të shëndetit, rekomandimet aktuale për mirëmbajtje të peshës nuk shkaktojnë pasoja në shëndetin skeletor të fëmijës.

Deri së fundmi ishte besuar si fakt shkencor se pesha e shtuar e nënës gjatë shtatzënisë do të kishte efekt fitimprurës në masën e eshtrave të bebes.

Por, ky studim e rrëzon këtë mit, duke treguar se nuk ka fare përfitime shëndetësore në shtimin e peshës së tepërt gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)