LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i keq i reklamave tek fëmijët

Ndikimi i keq i reklamave tek fëmijët
iStock

Reklamat, që kanë të bëjnë me ushqimin, kanë ndikim të madh në shprehitë ushqimore të fëmijëve, pa marrë parasysh se çka dëshirojnë apo nuk dëshirojnë të hanë fëmijët

Ndikimi i tyre është më i shprehur kur është fjala për ushqimin e shpejtë, gjë që nuk është absolutisht e pranueshme, tërheqin vërejtjen shkencëtarët amerikanë.


Pas hulumtimit të hollësishëm, në të cilin kanë marrë pjesë 3.292 fëmijë dhe pas studimit të 45 studimeve paraprake, është konstatuar që ekspozimi më i madh i reklamave është i lidhur me grumbullimin e kilogramëve të tepërt jo vetëm te fëmijët tashmë obezë, por edhe te vogëlushët thatanikë.

E dhënë brengosëse është që në prirje ndaj ushqimit të caktuar ndikim më të madh ka përjetimi vizual nga reklamat sesa aroma e ushqimit të vërtetë, ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Yale, transmeton Telegrafi.

Reklamat, pos të tjerave, fëmijëve ju shpeshtojnë paragjykimet dhe i largojnë nga shokët.

Poashtu, Akademia Amerikane e Pediatrisë ka realizuar një hulumtim te fëmijët e moshave nga 6 deri në 13 vjeç, ndërsa rezultatet kanë treguar se reklamat për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira zgjonin urinë e fëmijëve për këto produkte.

“Ekspozimi ndaj reklamave televizive për ushqim te personat të cilët shikojnë shumë TV, forcon prirjen ndaj produkteve ushqyese që reklamohen, në raport me personat të cilët shikojnë më rrallë televizor”, thonë autorët e studimit.

Reklamat mund t’i sëmurin fëmijët nga obeziteti deri tek anoreksia.

Për këtë arsye, ekspertët ju propozojnë prindërve të kontrollojnë përmbajtjen e asaj se çfarë shikon fëmija në televizor, që i referohet reklamave. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Për modelin e ri të thonjve frymëzohuni nga Hailey Bieber

Manikyr dhe pedikyr
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Flokë dhe stil
Kalo në kategori