LAJMI I FUNDIT:

Ndihmohen me pako ushqimore familjet në nevojë në Korishë

Ndihmohen me pako ushqimore familjet në nevojë në Korishë

Komuna e Prizrenit sot ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë nga Korisha, fshat ky i cili me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është shpallur zonë karantinë që nga data 2 prill.

“Shpërndarja e pakove po bëhet me qëllim të lehtësimit të kushteve veçanërisht për familjet me gjendje të rëndë ekonomike nga ky fshat, me ç’rast janë ndarë gjithsej 50 pako ushqimore, shpërndarjen e të cilave po e kryen në mënyrë vullnetare shoqata ‘Rinia e Korishës’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.


Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga shtabi lokal, në koordinim me Komunën e Prizren.