LAJMI I FUNDIT:

Ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara

Ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara

Shoqata Handikos në Gjilan falë mbështetjes së Ambasadës amerikane për projektin mbi trajtimin më të mirë të fëmijëve me nevoja të veçanta nëpër shkollat e Gjilanit, ka shpërndarë sot pajisje dhe material didaktik për dy institucione parashkollore dhe dy shkolla.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, tha se angazhimi për kushte më të mira për fëmijët me aftësi të kufizuara që gjenden në shkollat e Gjilanit është dëshmia më e mirë e sinqeritetit për barazi te fëmijët.


“Projekti i ambasadës parasheh që për 10 muaj të mbështesë këto shkolla me edukatore mbështetës, të cilët për këtë periudhë kohore do të ndihmojnë në punën me fëmijët me nevoja të veçanta”, ka thënë  Gagica.

Ai potencoi se ky projekt i përbashkët mes Ambasadës Amerikane, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Handikos-it, do të jetë në shërbim të nxënësve dhe arritjeve të tyre më të mira në fushën e dijes dhe integrimit krahas të gjithë fëmijëve të tjerë në shoqëri.

Kurse Fatmir Shurdhani nga Handikos, ka thënë se projekti parasheh angazhimin e mësimdhënësve mbështetës, pajisje më të mira, mjete të konkretizimit me qëllim që edhe fëmijët me nevoja të veçanta të arrijnë në nivelin e duhur të shkollimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori