LAJMI I FUNDIT:

Ndieni të kruara dhe djegie pas seksit? Assesi nuk do t’ju shkojë mendja që shkaktari është ky!

Ndieni të kruara dhe djegie pas seksit? Assesi nuk do t’ju shkojë mendja që shkaktari është ky!

Kontracepsioni është shumë i rëndësishëm kur është fjala për seksin

Shumica e çifteve të cilët janë në lidhje të gjatë apo njihen mirë nuk përdorin prezervativ si kontracepsion, andaj ndërprerja e marrëdhënies është njëra ndër kontracepsionet të cilën e përdorin pos pilulave të cilat i pinë femrat – mirëpo vetëm me kushtin që të mos jenë alergjike ndaj spermës.


Femrat të cilat kanë alergji ndaj spermës, çdoherë kur sperma gjendet në mitër pendohen pse kanë bërë seks. Për shkak të reaksionit kanë ndjenjën e inflamacionit në vagjinë që u shkakton dhembje. Për këtë shkak për këto femra është shumë me rrezik nëse partneri përjeton orgazëm pa prezervativ, transmeton Telegrafi.

Deri te reaksioni vjen për shkak të proteinave të cilat gjenden në spermë. Mjekët theksojnë që askush nuk e di përse ndodh kështu, mirëpo është sikur alergjia ndaj polenit apo ndaj ushqimit të caktuar, prandaj trupi reagon ashtu dhe e identifikon spermën si ndonjë trup i huaj i cili nuk i pëlqen.

Është e mundshme që të jeni alergjike ndaj spermës së vetëm një mashkulli, por jo edhe ndaj ndonjë mashkulli tjetër, varësisht nga sperma e tyre.

Fatkeqësisht, alergjia ndaj spermës nuk varet nga ajo se çfarë ha mashkulli apo nga mënyra e tij e jetesës, por nga proteinat të cilat gjenden në spermë. Kjo do të thotë që mashkulli nuk mund të bëjë asgjë që ta ndryshojë këtë.

Ananasi mund të ndikojë që sperma të ketë shije më të mirë, por jo edhe të jetë më pak shkaktar i alergjisë.

Simptomat e alergjisë ndaj spermës janë të ndryshme dhe kryesisht janë lokale. Shfaqen skuqje, ënjtje, djegie, të kruarit madje vetëm në afat prej disa minutash deri në një orë pas seksit. Simptomat mund të zgjasin disa orë deri në disa ditë.

Simptomat si p.sh. marramendja, ethet dhe shoku janë shumë të rralla, mirëpo mund të jenë serioze. Për të qenë të sigurta që keni alergji duhet të bëni testin te mjeku.

Në rast që femra e cila ka alergji serioze, nuk është gjë naive sepse edhe vetëm një pikë e vogël e spermës e shkakton reaksionin. Disa nga ato kanë reaksion madje edhe gjatë seksit oral.

Ky mund të jetë problemi madh në rast që përpiqeni të ngeleni shtatzënë. Në atë rast, mitra juaj e identifikon spermën si trup të huaj të cilin duhet eliminuar dhe ajo lufton kundër saj dhe e shkatërron.

Në rastet e këtilla ndihmë mund të kërkoni vetëm në klinikën e shëndetit reproduktiv. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori