Ndieni aroma të pakëndshme në shtëpi? Këto janë vendet që duhet t’i kontrolloni

Edhe pse çdo ditë ruani pastërtinë në shtëpinë tuaj dhe përpiqeni t’i jepni aromë të këndshme me ndihmën e mjeteve të ndryshme për të freskuar hapësirën, shpesh ndodh që të shfaqen aroma të pakëndshme, shkakun e të cilave nuk mund ta gjeni.
Megjithatë, nëse nuk arrini të kuptoni se nga vijnë erërat e këqija, fajtorin mund ta gjeni aty ku nuk e prisni. Kontrollojini këto vende:
Koshi i mbeturinave
Edhe pse ky është vendi i parë që do të kontrolloni, sepse është vendi ku ne hedhim të gjitha llojet e plehrave, ato mund të nuhasin edhe kur nuk ka mbeturina në të. Kjo ndodh sepse pijet e derdhura ose mbetje të vogla ushqimore ndonjëherë mund të mbeten brenda dhe rreth kovës, të cilat, nëse nuk pastrohen menjëherë, mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme. Do të ishte mirë nëse pastroni çdo ditë koshin e plehrave në të cilin hidhni ushqimet dhe pijet e mbetura.
Rrobat e lagura
Shporta e ndotur e rrobave nuk duhet të mbahet në banjë, por nëse është e mundur në një dhomë tjetër. Arsyeja është se rrobat në banjë do të ekspozohen ndaj avullit të dushit dhe kjo lagështi do të shkaktojë zhvillimin e baktereve, të cilat së bashku me rrobat e pista do të përhapin edhe më shumë aromat e pakëndshme.

Rrobalarësja
Pajisjet që kanë kontakt të vazhdueshëm me ujin janë për fat të keq një vend ideal për shumimin e baktereve. Pra, në një makinë larëse, jo vetëm që rritet lagështia brenda kazanit, por mund të shfaqet edhe në sirtarin për detergjentin dhe zbutësin e rrobave. Prandaj, sa herë që nxirrni rroba të pastra nga makina, lërini derën dhe sirtarin hapur për disa orë në mënyrë që lagështia të avullojë.
Pjatalarësja
Ashtu si në rrobalarëse, ky është një vend ku bakteret do të shumohen, veçanërisht nëse në të ka mbetje ushqimore, të cilat keni harruar t’i lani më parë. Disa pjesë të makinës mund të hiqen dhe lahen me sapun enësh dhe ujë të ngrohtë.
Dyshekët, jastëkët dhe çarçafët
Njerëzit përdorin shumë shpesh të njëjtët dyshekë, jastëkë dhe çarçafë, në të cilët bakteret e ndryshme mund të grumbullohen me kalimin e viteve dhe kështu, në kombinim me djersën, mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme. Nëse keni dyshekë dhe jastëkë më të rinj, sigurohuni që të pastrohen mirë dhe lani çarçafët një herë në javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njerëzit pretendojnë se ‘metoda skandinave e gjumit’ i shpëton martesat dhe marrëdhëniet e tyre: Nuk ka më zënka në shtrat

Muzika mund të jetë alternativë ndaj medikamenteve në reduktimin e ankthit

Tri gjëra janë kryesore: A dini t’i kërkoni falje partnerit në mënyrë të drejtë

Arsyeja e çuditshme pse duhet të vendosni letër alumini pas ruterit të internetit

Njerëzit pretendojnë se ‘metoda skandinave e gjumit’ i shpëton martesat dhe marrëdhëniet e tyre: Nuk ka më zënka në shtrat

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

A e dini pse ora e mësimit në shkollë zgjat 45 minuta?

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Vendet më të mira për rritjen e fëmijëve

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal